Izraeli thotë se goditi ushtrinë siriane pas sulmeve me raketa

Ushtria izraelite tha se avionët e saj goditën infrastrukturën e ushtrisë siriane dhe bateritë e mortajave herët të mërkurën

Ushtria izraelite tha se avionët e saj goditën infrastrukturën e ushtrisë siriane dhe bateritë e mortajave herët të mërkurën, në atë që e cilësoi si një përgjigje ndaj sulmeve me raketa nga Siria në drejtim të Izraelit.

Izraeli tha se kishte identifikuar dy lëshime raketash nga Siria që kishin goditur në zona të hapura vonë të martën, dhe se ajo ishte përgjigjur me zjarr artilerie ndaj objektivave që kishin lëshuar raketat. Në një përgjigje të mëtejshme, ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë “goditën infrastrukturën ushtarake dhe bateritë e mortajave që i përkisnin ushtrisë siriane”.

Izraeli nuk dha detaje të tjera dhe nuk e akuzoi ushtrinë e Sirisë për lëshimin e dy raketave, të cilat shkaktuan ndezjen e sirenave të alarmit të martën në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli. Deri në publikimin e lajmit nuk ka pasur reagime nga Siria.

Izraeli ka shkëmbyer zjarr ditët e fundit me Hezbollahun në Liban dhe militantët në Siri, një konflikt më i gjerë në kufirin e tij verior ndërsa lufton me militantët islamikë të Hamasit në Rripin e Gazës pas një sulmi vdekjeprurës në Izrael./VOA

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika