Izraeli vret shefin e ri ushtarak të Iranit vetëm katër ditë pas emërimit

Izraeli ka vrarë komandantin më të lartë ushtarak të Iranit, vetëm katër ditë pasi ai ishte emëruar në këtë pozitë.

Ali Shadmani u vra në një qendër komanduese në Teheranin qendror në sulmet e mbrëmjes së djeshme, ka njoftuar Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), pasi iu dha “një mundësi e papritur” për të kryer një sulm ajror.

Shadmani, i njohur si “shefi i shtabit të kohës së luftës” dhe këshilltar i liderit suprem Ali Khamenei, u emërua në këtë pozitë të premten, pasi Izraeli kishte vrarë paraardhësin e tij në një sulm ushtarak, raporton The Telegraph.

Ai i shtohet një liste të gjeneralëve të lartë iranianë që janë eliminuar nga Izraeli që prej fillimit të operacionit të tij të premten – një fushatë që i ngjan asaj kundër figurave të larta të Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Gaza.

Hossein Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dhe Mohammad Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, u vranë gjatë valës së parë të sulmeve izraelite të premten.

Ndërkohë, Irani ka lëshuar raketa kundër Izraelit gjatë natës, por pa goditur ndonjë objektiv.

Bisedimet në kuadër të G7 janë ndërprerë, pasi Donald Trump është detyruar të kthehet në Uashington për takime urgjente lidhur me krizën me Iranin.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika