Jakaj, talenti nga Gjakova që po shkëlqen në Itali

Alban Jakaj, i lindur në Kosovë, po mahnit me paraqitjet e tij në futbollin e gjeneratave të reja në Itali. Talenti 17 vjeçar, është duke bërë paraqitje fantastike me skuadrën e tij, Fiorentina U17

Alban Jakaj

Kosova ka kohë që njihet si vatër e talenteve. Prezantimi i saj në arenën ndërkombëtare në vitet e fundit ka bërë që e gjithë bota tashmë të flasë për këtë vend të vogël, duke e shndërruar shtetin tonë në tregim suksesi.

Bëhet fjalë për Alban Jakaj, talenti nga Gjakova, i cili po shkëlqen në skuadrën e tij Fiorentina, ku është grumbulluar bashkë me ekipin e 17-vjeçarëve.

Cilësitë e tij u dalluan edhe gjatë kohës sa ishte te klubi Chaminade, në ligën rajonale të Campobasso, nga ku kaloi te skuadra e Fiorentinës U17.

Jakaj luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ndërsa ka tipare edhe të një sulmuesi.

Jakaj ra në sytë e drejtuesve të akademisë së Fiorentinës vitin e kaluar ku shkëlqeu në turneun e rajoneve të Molise.

Një lojtar elastik në fushën e blertë, që përveç se të shënojë di edhe si të shërbejë me mjeshtëri për shokët e tij, duke dhuruar asist e duke bërë kalime të shkëlqyera gjatë lojës.

Teknikën e ka gjithnjë në këmbët e tij dhe shpejtësia nuk i mungon aspak, ndërsa vazhdon të zhvillohet edhe më shumë nga dita në ditë.

Rruga e nisur tashmë prej Jakajt është ajo e duhura, e nëse vijon me hapa të tillë nuk do të vonojë dita kur të flitet më shumë për të.

17 vjeçari karrierën si futbollist e filloi në Kosovë, tek klubi i Dukagjinit të Gjakovës që bën gara në Ligën e tretë, por familja e tij emigrojë më vonë në Itali.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika