Banjska nuk ndodhi pa dijeninë e Beogradit, Janjiq: Nëse Radoiçiq flet – Vuçiq mund të përballet me pasoja

Dushan Janjiq, themelues i Këshillit për Marrëdhënie Etnike në Beograd dhe njohësi i zhvillimeve politike, ka thënë se marrëdhënia mes presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Milan Radoiçiqit, udhëheqësin e sulmit në Banjskë, është shumë e ndërlikuar dhe larg të qenit stabile.

Në një intervistë, Janjiq vlerësoi se Radoiçiqi nuk mund të reduktohet vetëm në një figurë me të kaluar kriminale, por është një person me ndikim të madh në veri të Kosovës, madje, sipas tij, me më shumë fuqi reale në atë zonë sesa vetë Vuçiqi.

Ai kujtoi se ka pasur përplasje publike me Radoiçiqin pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, duke mbështetur edhe kritikat e Rada Trajkoviqit ndaj tij. Megjithatë, Janjiq theksoi se Radoiçiqi është një ekzekutues shumë i aftë dhe se ndikimi i tij shtrihet përtej Listës Serbe dhe ngjarjeve në Banjskë.

Sipas Janjiqit, fuqia e Radoiçiqit buron edhe nga rrjeti i gjerë i kontakteve dhe bashkëpunëtorëve, përfshirë lidhje ndërkombëtare, gjë që e bën atë një figurë të vështirë për t’u kontrolluar. Ai shtoi se kjo është arsyeja pse Vuçiqi, por edhe qarqe të tjera në Beograd, kanë arsye të shqetësohen nga veprimet e mundshme të tij.

Duke folur për sulmin në Banjskë, Janjiq ka thënë se nuk beson se Radoiçiqi ka hyrë në atë operacion pa planifikim paraprak dhe pa dijeninë e Beogradit, madje la të kuptohet se zhvillimet mund të kenë qenë të njohura edhe për disa qendra të rëndësishme ndërkombëtare.

Ai ngriti dilema edhe për arsyet pse Radoiçiqi nuk është arrestuar, pavarësisht se ndodhet nën sanksione ndërkombëtare, duke sugjeruar se rasti i Banjskës mund të jetë shndërruar në objekt negociatash politike.

Janjiq po ashtu ka thënë se mbetet e paqartë nëse frika më e madhe e Vuçiqit është dënimi i Radoiçiqit apo mundësia që ai të dëshmojë kundër presidentit serb. Sipas tij, për të zbardhur plotësisht ngjarjet në Banjskë, duhet të bëhen publike edhe informacionet që posedojnë partnerët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika