Jasharaj flet për grevën: E vetmja fajtore është Qeveria, dialogu është çelësi i zgjidhjes

Derisa pati kritika për Qeverinë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti po humb kohë duke u shëtitur nga një komunë në tjetrën dhe po e injoron dialogun me sindikatat

Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBAShK-ut

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë nga greva dhe se e njëjta po vazhdon të mbahet.

Ai e ka ripërsëritur thirrjen e tij kundrejt institucioneve përkatëse të Kosovës, veçanërisht, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ulet të dialogojë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

“Greva po vazhdon dhe është unike. Ajo që bie në sy dhe që nuk është e mirë, në vend të dialogut, Qeveria në përgjithësi po humb kohë, orë duke shëtitur nga një komunë në tjetrën, por edhe duke vizituar ndonjë shkollë”, ka thënë Rrahmani në një konferencë për media, teksa shtoi se “dialogu është çelësi i zgjidhjes së kësaj çështjeje”.

Jasharaj ka thënë se janë në pritje të thirrjes së kryeministrit Kurti, i cili sipas tij, duhet të ndërrojë qëndrimin ndaj sindikatave.

“Edhe SBASHK edhe sindikatat e tjera janë në pritje të dialogut dhe deklarata e ministres Nagavci se dyert janë të hapura, por SBASHK nuk po bën dialog janë sa për të krijuar një porosi të gabuar. Dyert le të jenë të hapura, por ne vazhdimisht në të kaluarën jemi takuar me të e tash nuk po ka kohë se po shkon në vizita e shëtitje, por për t’u takuar me ne, duhet të kemi shkresë, ftesë dhe orë të caktuar sepse ne nuk jemi në situatë që të shkojmë të ministria e të presim e orë të tëra”.

“Një letër më shumë se kurrë po e presim nga kryeministri Kurti, i cili duhet ta ndërrojë qëndrimin ndaj sindikatave dhe ta lexojë ligjin e grevave”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika