Jashari: Kishte tentativa për kidnapimin e fëmijëve të Jasharëve nga forcat serbe para sulmit në Prekaz

Riad Jashari ka rrëfyer për përjetimet e tij gjatë luftës dhe ngjarjet që paraprinë sulmin e forcave serbe ndaj familjes së komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, në Prekaz.

Duke folur për ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, Jashari ka kujtuar se një natë para sulmit kishte vërejtur lëvizje të pazakonta të forcave dhe makinerive në zonën e Skenderajt.

Sipas tij, disa muaj para sulmit të 5 marsit kishte pasur tentativa për rrëmbimin e të rinjve të zonës, përfshirë edhe rastin e Bashkim Jashari, i cili sot është komandant i FSK-së.

“Më datën 4 mars, një natë para sulmit, unë kam qenë në Skenderaj me një kushëri, Ajvaz Jasharin dhe kah kthemi kemi parë forca dhe makineri të çuditshme. Edhe këshilla e prindërve tone, e Ademit e Hamzës për me pas kujdes gjatë lëvizjeve. Se është tentuar edhe para sulmit të 5 marsit, forcat serbe kanë tentuar t’i kidnapojë fëmijët, rininë e lagjes Jashari. Një ndër ta është edhe gjenerali i tash i FSK-së Bashkim Jashari. Disa muaj më herët është tentuar të kidnapohet Fitimi (djali i Adem Jasharit). Por, fatmirësisht kanë arritur të mos u bien në dorë”, ka thënë Jashari.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika