Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim mirëseardhës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutas.
Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari shprehu mirëseardhjen për komandantin Ulutaş dhe e uroi për marrjen e detyrës, duke i uruar sukses në këtë rol të rëndësishëm.
Gjatë bisedimeve, u diskutuan zhvillimet e fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë trajnimet, stërvitjet, operacionet dhe aktivitetet e tjera të saj.
Temë diskutimi ishte edhe situata aktuale e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen FSK dhe KFOR.
“Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim mirëseardhës komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Özkan ULUTAŞ