Edhe pse Drenica arriti vetëm një barazim pa gola kundër Prishtinës së Re, Federata e Futbollit e Kosovës ka shpallur futbollistin e kësaj skuadre, Igball Jasharin, si lojtarin më të mirë të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.
Në njoftimin e FFK-së thuhet se Jashari ka pasur një paraqitje të shkëlqyer individuale në ndeshje, duke u dalluar në 80 minutat e zhvilluara në fushë.
“Për javën e dymbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Drenica, Igball Jasharit, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 80 minuta të ndeshjes. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Enver Prapashtica, Besim Slishani dhe Bujar Asllani”, ka njoftuar FFK-ja.
Pas shpalljes, Jashari u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe tha se ekipi po punon me përkushtim pavarësisht orarit të ngjeshur.