Jashari: Vetëvendosje po zbaton skenar për bllokimin e Kuvendit

Analisti Shemsi Jashari në emisionin Five në RTV Dukagjini ka deklaruar se bllokada institucionale në Kosovë është e qëllimshme dhe e planifikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Porsa e ka kuptuar Lëvizja Vetëvendosje se nuk i ka 50+ vota për të qenë e vetme në qeverisje, ka filluar me implementimin e një skenari mirë të menduar dhe, besa, bukur kreativ për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe për ta pamundësuar ecjen me hapa përpara. Duke i marrë një seri veprimesh, e i fundit tash erdhëm me këtë veprim për mosçuarjen përpara dhe moszgjedhjen e një nënkryetari që propozohet nga grupi më i madh politik i minoritetit serb,” ka thënë Jashari.

Sipas tij, kriza aktuale është e fabrikuar dhe nuk është e rastësishme.

“Një krizë e planifikuar, e menduar, një skenar për të mos e konstituar Kuvendin,” ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika