Jep dorëheqje shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela

Të enjten e 30 nëntorit, Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij

Blerim Vela dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes.

“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, z. Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t’i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Presidentja Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme.

E për këtë njoftoi edhe vetë Vela.

“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar. Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes”, shkroi Vela në Twitter.

Vela ishte emëruar shef i stafit të presidentes Osmani tri vjet më parë.

Ndryshe, së fundmi Vela ishte në qendër të kritikave për një status në platformën X, që kishte të bënte me gazetarin Fahri Musliun, që ndërlidhej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika