Jock Covey, dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Thaçit në Hagë

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitari i katërt në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi është Jock Covey.

Covey, ka punuar si zëvendës Kryesor i Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara, ku ka pasur përgjegjësi në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Covy shërbeu si Zëvendës Kryesor në Administratën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri në vitin 2001, po ashtu ka asistuar diplomatin francez, Bernard Kouchner.

Gjatë mandatit të tij, ai ka pasur rol kyç në ndërtimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, në forcimin e sundimit të ligjit dhe në ruajtjen e paqes në Kosovën e pasluftës.

Në Hagë, Covey pritet të dëshmojë për bashkëpunimin e tij me Hashim Thaçin, marrëdhëniet me UÇK-në si dhe për gjendjen politike e shoqërore në Kosovë gjatë kohës sa ai ka shërbyer në këtë pozitë.

Para tij, në këtë proces kanë dëshmuar edhe James Rubin, Paul Williams dhe John Duncan.

Në Speciale këtë javë dëshmojnë dy dëshmitarë të mbrojtjes

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika