Ish-këshilltari i Kurtit thotë se shteti nuk ka detyrim të paguajë dëmshpërblim në vend të Salih Mustafës

Durim Berisha, Jurist

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë vendosur që Salih Mustafa do të paguajë 207 mijë euro dëmshpërblim viktimave në rastin e tij.

Ndërkaq, trupi gjykues deklaroi se në rast që nuk ka mundësi që Mustafa – i cili mban përgjegjësinë ekskluzive për këto dëmshpërblime – të paguajë dëmshpërblim, së pari duhet që të dorëzohen të gjitha dokumentacionet si dëshmi për pasurinë e Mustafës.

Trupi gjykues i bëri thirrje shtetit të Kosovës të miratojë ligjet e nevojshme dhe të krijojë një mekanizëm për zhdëmtim, që të kompensohen viktimat e krimeve të luftës.

Për këtë çështje ka reaguar juristi Durim Berisha, i cili në të kaluarën ishte këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se shteti nuk ka detyrim ta paguaj dëmshpërblimin në vend të Salih Mustafës.

“DHS paskan harruar se Republika e Kosovës u themelua me 17 shkurt 2008 dhe rrjedhimisht nuk ka asnjë detyrim per veprimet e individëve qe nuk kane përfaqësuar autoritetet publike, pra pushtetin publik te Republikës se Kosovës”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se “Shteti zhdëmton viktimat vetëm kur ai është përgjegjës dhe ne asnjë rast tjetër. Kosova nuk është përgjegjëse për asnjë krim lufte apo krim kundër njerëzimit”.

Sipas tij, “ne autoritetin e kësaj Gjykate qe te krijoje te drejtën (ligjin), por vetëm ta zbatoje atë”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika