Në ndeshjen e xhiros së 15-të të Serie A, Juventus ka arritur të marrë fitoren 1-0 ndaj Bolognas.
Golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” e shënoi mbrojtësi Juan Cabal, vetëm tre minuta pas inkuadrimit, me asistin e Kenan Yildizit.
Bologna mbeti me 10 lojtarë në minutën e 69-të, pasi Torbjorn Heggem u ndëshkua me të kuq për të penguar si futbollisti i fundit Lois Opendan.
Pas kësaj, Juventus nuk pati vështirësi për të ruajtur avantazhin.
Edon Zhegrova nuk pati asnjë minutë për të luajtur ndaj Bolognan.
Me këtë fitore, Juventus ngjitet në vendin e 5-të me 26 pikë, një më shumë se Bologna që tani ndodhet në vendin e 6-të.
