Juventus u ndal nga Galatasaray në fazën “play-off” të UEFA Champions League, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi me rezultat të përgjithshëm 6:5 në favor të turqve.
“Italianët” luajtën pjesën më të madhe të takimit me një lojtar më pak, duke treguar luftë të forte, por nuk arritën të shënonin golin vendimtar për të përmbysur rezultatin.
Galatasaray, megjithëse u përball me presionin e Juventusit, e ruajti avantazhin dhe siguroi kalimin në fazën tjetër të kompeticionit evropian, duke surprizuar “Bianconerët” në një përballje që do të mbahet mend për tensionin e saj.
Sulmuesi i Galatës, Victor Osimhen është shpallur më i miri i ndeshjes. Ai shënoi golin që hapi rrugën për kualifikimin e Galatasarayt.
Edon Zhegrova u aktivizua në pjesën e dytë dhe luajti edhe në vazhdimet e ndeshjes, ku pati një mundësi të madhe për të shënuar golin vendimtar, por nuk arriti ta finalizonte në rrjetë.