Analisti Lirim Mehmetaj në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me garën e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Përparim Rama dhe të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Hajrullah Çeku për të parin e kryeqytetit në ditën e nesërme.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dalë partia e tretë për asamble.
“Vetëvendosja është në krizë të thellë në Prishtinë. Nga pozita e parë me dalë në të tretën nuk është keq, është tmerrshëm,” ka thënë Mehmetaj.
Tutje ai ka thënë se Hajrullah Çeku nuk ka arritur të krijojë asnjë lloj vale e cila do të mund të përcillej me ndryshim në ditën e zgjedhjeve, përkundër një starti befasues për të mirë, ndoshta për shkak të pritjeve që i kemi pasur, ose ka qenë i tillë në vetvete.
“Ka me u varë shumë se kah orientohet vota e PDK-së,” ka thënë ai.