Kabashi: Peci më i dobët se Agim Bahtiri, Mitrovicën e fitoi Kurti 

Analisti politik Bekim Kabashi ka vlerësuar balotazhin për kryetar të Mitrovicës, duke e konsideruar fitoren e Faton Pecit nga Vetëvendosje si jo dinjitoze.

Kabashi tha se PDK-ja nuk ka qenë një forcë e pamposhtur dhe se Agim Bahtiri e kishte mundur atë dy herë më parë pa ndihmën e askujt tjetër.

“Fitorja nuk është dinjitoze e VV-së. Sepse PDK-ja nuk ka qenë e pamposhtur atje. PDK-në e ka mposhtur pa ndihmën  askujt tjetër dy herë Agim Bahtiri. Këtë gjë s’ka mund me bë Faton Peci. Ka rezultuar të jetë kandidat më i dobët se Agim Bahtiri. Po, e ka fituar Albin Kurti me një ndërmarrje të jashtëzakonshme. E ka kap përdorë Faton Pecin edhe e ka çu në ulësen e kryetarit të Mitrovicës”, ka thënë Kabashi.

Sipas rezultateve të përditësuara të balotazhit, Faton Peci ka fituar me 53,53% të votave, duke siguruar 17,542 vota nga 32,770 vota të përpunuara, ndërsa kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka marrë 46,47% ose 15,228 vota.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika