Kadetët e Qendrës për Studime Universitare kanë përfunduar me sukses patrullën tradicionale “Triumfi Dardan 2025”, një garë ushtarake që zhvillohet çdo vit në kushte të vështira terreni dhe që synon të testojë aftësitë fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.
Në këtë edicion morën pjesë gjithsej 27 kadetë, të ndarë në tre skuadra, të cilët demonstruan disiplinë, përgatitje dhe profesionalizëm të lartë gjatë gjithë garës.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky aktivitet është dëshmi e nivelit të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit të kadetëve kosovarë, si dhe e miqësisë së fortë me Turqinë.
“Kadetët e Qendrës për Studime Universitare përfunduan me sukses patrullën “Triumfi Dardan 2025”, një garë ushtarake që zhvillohet çdo vit në kushte të vështira terreni dhe që teston aftësitë fizike, mendore dhe taktike të pjesëmarrësve.