Kadriaj për emërimin e zv.ministrit serb: Kjo nuk i bën nder as Kosovës dhe as Qeverisë së Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj për emërimin e ish-pjesëmarrësit serb në luftën e fundit në Kosovë, Radoica Radomiroviq si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se ky emërim "nuk i bën nder as Kosovës dhe as Qeverisë së Kosovës"

Time Kadriaj nga AAK

Ish-pjesëmarrësi serb në luftën e fundit në Kosovë, Radoica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj për këtë çështje në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se është një absurditet i radhës që një serb që mori pjesë në luftë të emërohet zëvëndësministër.

“Emërimi i tillë normal më ka bërë të reagoj sepse nuk është e drejtë, për shembull ka ndodhur në qeveritë e kaluara kur ka pasur ministra të komunitetit serb, të cilët veq nëse i kanë shajtë nënat gjakovare për shkak të protestave ose kanë pasë mohim të gjenocidit të Serbisë dhe pa qenë pjesëmarrës në këto krime janë shkarkuar nga qeveritë paraprake. Ndërsa tash pa pikë turpi kjo qeveri dhe z.Kurti ka emëruar një zëvëndësministër, i cili ka qenë pjesëmarrës direkt i forcave serbe kundër popullit shqiptar”, ka thënë Kadriaj.

Kadriaj ka thënë se Radomiroviq ka pohuar vetë se ka qenë pjesë e luftimeve dhe se sipas saj, në këto kohëra ku ende kemi 1 mijë e 600 të pagjetur “emërimi i një zëvëndësministri të tillë nuk i bën nder as Kosovës dhe as Qeverisë së Kosovës”.

Lidhur me këtë çështje, deputetja nga radhët e AAK-së ka reaguar edhe më herët, e cila ka thënë “se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika