Kadrijaj: Ne si Aleancë kemi dhënë alternativa, pikërisht ashtu siç po e interpreton Gjykata Kushtetuese

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në emisionin Five ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka precizuar shumë qartë këtë aktgjykim. Është edhe çështja e kohëzgjatjes, për shembull, që konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë brenda 30 ditëve dhe jo më shumë,” theksoi Kadrijaj.

Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po mundohet ta marrë pushtetin në mënyrë të papranueshme: “Obligon Lëvizjen Vetëvendosje të bëjë sigurimin e votave të mjaftueshme, të koordinohet, të bashkëpunojë, sepse deri tash kemi parë që dhunshëm ka dashur t’i marrë duke bërë akrobacione, duke kaluar nga votimi i hapur në votim të mbyllur.” Deputetja e AAK-së rikujtoi se partia e saj ka ofruar alternativë për zhbllokimin e situatës politike: “Ne si Aleancë kemi dhënë alternativa, pikërisht ashtu siç po e interpreton Gjykata Kushtetuese, sepse kemi thënë që ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje një kandidat konsensual dhe do t’i ketë votat tona, duke mos kërkuar asgjë në këmbim të këtyre votave, vetëm me qëllimin e mirë që të zhbllokohet situata në Kuvendin e Kosovës.”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika