Time Kadrijaj deputete e AAK-së, ka reaguar pas seancës së dështuar konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për arrogancë dhe për shkelje të Kushtetutës.
“E pamë edhe sot arrogancën e pushtetit dhe të partisë më të madhe. Kjo seancë është dashur të kërkohet me kërkim falje, sepse e kanë shkelur Kushtetutën”, deklaroi Kadrijaj.
Ajo theksoi se VV po e mban Kosovën peng për gjashtë muaj, duke propozuar kandidatë për të cilët e dinin se nuk kanë mbështetjen e opozitës.
“Është e qartë që nuk kishin as keqardhje që për gjashtë muaj po bllokojnë institucionet. E kanë ditur se Albulena Haxhiu nuk i ka votat, megjithatë kanë vazhduar të propozojnë kandidatë që nuk kanë përkrahjen e opozitës”, tha Kadrijaj.