Kallas: S’është e sigurt se sulmet e SHBA-së mbi Iranin ishin të ligjshme

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka sugjeruar se ende nuk është e qartë nëse sulmet amerikane ndaj Iranit ishin të ligjshme.

Ajo ka thënë se kushdo që përdor forcën “duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas të drejtës ndërkombëtare”. 

Kur është pyetur drejtpërdrejt nëse sulmet amerikane ishin të ligjshme, ajo ka thënë se “nuk është absolute”.

Kallas thotë se beson që sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit e kanë penguar programin e tij. Por ajo thotë se kjo nuk e ka “fshirë” “njohuritë” bërthamore të Iranit, gjë për të cilën thotë se nënvizon nevojën për një zgjidhje diplomatike.

Kallas i ka thënë BBC-së se Perëndimi ka ende çështje të tjera për të adresuar me Teheranin, duke përfshirë programin e tij të raketave balistike, mbështetjen e tij për Rusinë në luftën në Ukrainë dhe qytetarët evropianë të ndaluar në Iran.

“Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha këto çështje”, ka thënë Kallas.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika