Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë së re të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm inkurajues pas më shumë se një viti bllokimi politik.
Kallas vlerëson se avancimi i reformave është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e Bashkimit Evropian, e cila kap vlerën e qindra milionë eurove, si dhe për të përshpejtuar progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Kallas e cilësoi situatën aktuale si një “moment të ri” për të forcuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës, si dhe për të shtyrë përpara dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Pas më shumë se një viti bllokimi politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti! Tani është thelbësore që qeveria të veprojë me shpejtësi për zbatimin e reformave. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së, me vlerë qindra miliona euro, dhe për të përparuar në rrugën drejt integrimit evropian. Ky është një moment i ri për të çuar përpara marrëdhëniet BE–Kosovë dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Jam i gatshëm të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Kallas në X.
After more than a year of political deadlock, the formation of Kosovo’s new government is encouraging news. Congratulations @albinkurti!
What matters now that it moves swiftly on reforms. This is the fastest way to unlock EU support worth hundreds of millions of euros and have… pic.twitter.com/p3UUmYBIVT
— Kaja Kallas (@kajakallas) February 11, 2026