Kamberi kërkon anulimin e votave në vendvotimin e Tërnocit

Shaip Kamberi do të kërkojë që të ripërsëriten zgjedhjet në një vendvotim në fshatin Tërnoc të Bujanovcit. Ai e ka konfirmuar se për këtë çështje është duke punuar një ekip ligjor

Shaip Kamberi

Partia e Shaip Kamberit në Serbi do të kërkojë ripërsëritje të votimit në qendrën e votimit në Tërnoc të Bujanocit.

Kamberi për Portali D, ka konfirmuar se një ekip juridik është duke punuar që t’i vërtetojë pretendimet e tij për parregullsi në qendrën e votimit në Tërnoc.

“Po, do të dorëzojmë ankesë, deri sonte në ora 20 kemi afat. Ekipi juridik po punon, ka disa arsye që e mbështesin kërkesën tonë”, ka thënë ai shkurt.

Pas ripërsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin e Shkollës Fillore “Muharrem Kadri”, Kamberi nuk kishte arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur deputet në parlamentin e Serbisë.

Për ta fituar postin e deputetit, Kamberi është dashur të ketë minimumi 610 vota.

Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” votuan 618 nga 1050 votuesit e regjistruar.  Shaip kamberi, i cili ishte kandidati i vetëm shqiptar e që kishte shanset të bëhej edhe për një mandat deputet në parlamentin e Serbisë, rivotimin në këtë vendvotim e kishte quajtur tendencë të autoriteteve serbe për ta ndërruar rezultatin.

Zgjedhjet në Serbi. Ilustrim

Në këtë vendvotim ishte hera e tretë që po votohej këtë vit. Edhe Kamberi ka garuar tri herë këtë vit për postin e deputetit, herën e parë nuk ishte zgjedhur deputet, pastaj kur u  përsëritën zgjedhjet ai mori votat e mjaftueshme. Prapë u përsëritën zgjedhjet në vendvotimin e shkollës “Muharrem Kadri”, ku jozyrtarisht është bërë e ditur se Shaip Kamberi nuk do të jetë deputet në legjislacionin e Serbisë.

Kamberi e kishte akuzuar shtetin serb se me qëllim i ka pasivizuar listat e votuesve shqiptarë për t’i dëmtuar partitë dhe kandidatët shqiptarë në gara elektorale.

“Në këtë listë kemi persona të pasivizuar, dhe kemi nga ata në diasporë disa nga ta kanë ardhur, por një numër i madh nuk kanë ardhur”, ishte shprehur Kamberi.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika