Kamberi në Kuvendin e Serbisë thotë se Kosova është shtet i pavarur

Shaip Kamberi deputetet në Kuvendin e Serbisë, iu ka thënë në sy përfaqësuesve të popullit serb se Kosova është shtet i pavarur

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Të martën e 13 shtatorit, në  Kuvendin e Serbisë, presidenti i këtij shteti Aleksandar Vuçiq, ka raportuar para ligjvënësve, për bisedimet më Republikën e Kosovës të ndërmjetësuar nga Bashkim Evropian.

Por Shaip Kamberi i cili është përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka deklaruar  në Kuvendin e Serbisë së Kosova është shtet i pavarur.

Këto deklaratat të Kamberit kanë ardhur pasi i pari shtetit serb, Vuçiq deklarojë se në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë, ai  kurrë nuk di ta njohe shtetin  të cilin e njohin shtetet më të fuqishme  të Bashkimit Evropian dhe Shtetet  e Bashkuara të Amerikës(ShBA).

“Çfarëdo që dëshironi të arrini atje [në Kosovë], duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet lokale. Se kush është në pushtet atje, Serbia nuk ka ndikim”, ka thënë Kamberi.

Ndërsa Vuçiq, ka pretenduar se që nga ardhja në pushtet e kryeministri Albin Kurti, serbët në Kosovë kanë përjetuar “gjërat më të rënda”.

Por me këto  akuza nuk është pajtuar deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë Kamberi ku i  ka thënë se serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës kanë të drejta të shumta, të garantuara me Kushtetutë, dhe kanë përfaqësim në Kuvend dhe Qeveri.

Këto të drejta, sipas tij, nuk i ka pakica shqiptare dhe pakicat e tjera që jetojnë në Serbi raporton REL.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika