Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë burgim, e lëre më 45 vite

Shaip Kamberi - deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin me nga 45 vite burgim të secilit prej krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të pabazë dhe politikisht të motivuar.

Sipas Kamberit, kjo kërkesë nuk ka për qëllim ndëshkimin e individëve të caktuar, por përbën një përpjekje për njollosjen e luftës çlirimtare të Kosovës dhe të vetë popullit shqiptar në përpjekjen e tij për liri dhe pavarësi.

Ai thekson se përmes këtij procesi, Prokuroria Speciale po tenton të dënojë sakrificën, angazhimin dhe vetëflijimin e shqiptarëve të Kosovës në rrugën drejt çlirimit nga shtypja, masakrat dhe mizoritë e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Kamberi vlerëson se, nëse synimi real do të ishte vendosja e drejtësisë, dënime të tilla të rënda do të duhej të kërkoheshin për ata që projektuan dhe zbatuan politikat e dhunës dhe spastrimit etnik, si dhe për udhëheqësit aktualë të Serbisë, e jo për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Në reagimin e tij, deputeti shqiptar thekson se për çlirimtarët e Kosovës janë të papranueshme edhe 45 ditë burgim, e jo më 45 vite, duke shtuar se vendi i tyre është në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit për të cilin u sakrifikuan, e jo pas grilave të burgut.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika