Kamberi: Serbia, me qeverinë e saj të re mbetet problemi serioz për Ballkanit Perëndimor

Deputeti i vetëm Shaip Kamberi, ka reaguar ku ka thënë se Serbia mbetet e pandryshuara me ambicie për “Botën serbe”

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

 





Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë ka reaguar pas betimit të Qeverisë së Serbisë, ka thënë se asgjë nuk do të ndryshojë më këtë përbërje por vetëm  do të këtë “Vazhdimësi të  Serbisë problematike”.

“Serbia, me qeverinë e saj të vazhdimësisë, do të vazhdojë edhe më tej të mbetet problemi serioz i qetësimit të Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Më tej ai ka thënë se kjo është shprese dhënës për ambiciet  të “Botës serbe”.

“Vazhdimësi në mohimin e përgjesësisë për rolin e Serbisë për luftërat e përgjakshme. Vazhdimësi në glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe mbrojtjes së muraleve të tyre në rrugët e Beogradit. Vazhdimësi në diskriminimin e pakicave. Vazhdimësi me logjikën autoritariste të presidentit “shteti jam unë”, ka deklaruar Kamberi.

Ai ka sqaruar se qeveria e re është zgjedhur por shefi i saj ende mbete i po ai vjetri.

“Shefi i qeverisë mbetet i njëjtë. Vazhdimësi në lojën me dy karrige, pa ide të qartë për integrimin evropian, me tendencë të refuzimit të harmonizimit me politikën e jashtme të BE-së”, ka shtuar ai.

Kamberi ka përfunduar duke theksuar se qeveria e re Serbisë është duke mohuar realitetin që ka ndodhur  më 17 shkurt 2008 më qëllim të  “prolongimit të marrëveshjes finale”.
 





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika