Kamberi: Teatër absurdi në Parlamentin e Serbisë, deputetët akuzojnë njëri-tjetrin për bashkëpunim me Kurtin

Seanca konstituive në parlamentin e Serbisë ka dështuar. Sipas deputetit Shaip Kamberi, kjo seancë  u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtor i Kurtit”

Shaip Kamberi

Ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Kështu bëri të ditur deputeti shqiptar Shaip Kamberi, i cili e cilësoi si “teatër absurdi” seancën e sotme.

Kamberi tha se “Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi”

Gjithë kjo tollovi, sipas tij, u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtor i Kurtit”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika