Kandidati i LDK-së, Ilir Ferati: Fuqizimi i gruas mbetet prioritet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me gratë në Lubozhdë dhe Liridonë, ku u diskutua mbi fuqinë, mirëqenien dhe rolin e gruas si në institucione, ashtu edhe në jetën shoqërore më gjerë.

“Gratë gjithmonë janë mbështetje për njëra-tjetrën, gjë që u dëshmua edhe në këtë takim,” ka theksuar Ferati, duke falënderuar banorët për mikpritjen dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Ai theksoi se rrugëtimi i tij për një Istog më të zhvilluar vazhdon bashkë me qytetarët dhe se angazhimi për përfaqësimin dhe fuqizimin e grave do të jetë një ndër prioritetet e tij.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika