Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, është mirëpritur në Dubravë nga familja Behlulaj.
Ferati nga aty bëri të qartë se do të vazhdojnë fuqishëm dhe me synime të qarta, me punë dhe përgjegjësi ndaj Istogut, transmeton Dukagjini.
Ai, mes tjerash, nga ky tubim falënderoi qytetarët e Istogut për mbështetjen e vazhdueshme.
“U mirëpritem në Dubravë nga familja Behlulaj, së bashku me kandidatin tonë Naimin. Theksuam së bashku faktin se puna dhe rrugëtimi ynë nuk ndalet asnjëherë; vazhdojmë më të fuqishëm dhe me synime të qarta, me punë dhe përgjegjësi ndaj Istogut. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.