Protesta masive kanë shpërthyer në Gjeorgji në të njëjtën ditë me zhvillimin e zgjedhjeve vendore.
Në kryeqytetin Tbilisi, demonstrata po mbahen në disa pika të ndryshme të qytetit, të cilat organizatorët i quajnë “Kuvendi Popullor”.
Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të hyjnë në pallatin presidencial.
Zgjedhjet vendore të 4 tetorit po zhvillohen mes një bojkoti të pjesshëm të opozitës, e cila akuzon partinë në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”, se po pengon integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe po e afron atë me Rusinë.