Kardiologu Papas: Shumë të rinj probleme me zemrën

Kristo Papas- kardiolog me përvojë të gjatë në vende të ndryshme të botës ka folur rreth sëmundjeve kardiovaskulare tek të rinjtë

Kristo Papas

Në një bisedë ekskluzive në emisionin “Rreth e Rrotull”, doktori kardiolog, Kristo Papas, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rritjen e rasteve të sëmundjeve kardiovaskulare te të rinjtë.

Se përse po preken të rinjtë nga sëmundjet e zemrës sqaron kardiologu.

“Kemi një rritje të numrave të pacientëve që janë të rinj në moshë dhe kemi faktorë të ndryshëm që po ndikojnë te këto evente,” u shpreh Papas.

Sipas tij, një nga faktorët që klasifikohet kohët e fundit në “American heart associaction” dhe nga British është diabeti, obeziteti, sigurisht edhe duhani që po e përdorin të rinjtë.

“Duhet të jemi të ndërgjegjësuar, sa i përket shëndetit tonë duhet të kujdesemi, sigurisht ka edhe pjesën e faktorëve si kolesteroli, pjesa e tensionit të lartë, pra faktorët klasikë që kanë ndikuar,” shtoi Papas.

Kohët e fundit ka edhe pacientë të rinj që kanë tension të lartë, ku kjo sipas kardiologut është pak alarmante, por edhe pjesa e e pandemisë ka ndikuar sa i përket problemeve kardiovaskulare dhe kjo mund të ketë krijuar një impakt pak më të lartë edhe te të rinjtë.

Doktori gjithashtu foli për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, gjumit të mirë dhe aktivitetit fizik për të mbajtur zemrën shëndetshëm. Ai gjithashtu theksoi nevojën për investime në infrastrukturën shëndetësore në Kosovë dhe të ndërtimit të një ekipi të specializuar që të ofrojë trajtim cilësor për pacientët.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika