Në emisionin Five ka qenë i ftuar Avokati Emrush Kastrati për të folur rreth temës së intervistimit të Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga Prokuroria Speciale rreth fabrikës së përpunimit të mbetjeve shtazore.
Kastrati tha:
“Përshtypja ime është se këta që merren me politikë, me fjalorin e tyre mendojnë ta arsyetojnë veprimin e tyre dhe në një mënyrë tentojnë që topin ta hedhin diku krejt tjetër.”
“Mendimi im është që deklarime të tilla e dëmtojnë reputacionin e gjyqësorit dhe vetë organet e ndjekjes penale. A mund ta kryejnë në mënyrën se si ka menduar z. Bislimi a s’mund ta kryejnë, organet e ndjekjes penale është çështje e Prokurorisë së Shtetit, e cila zhvillon hetimin. Ka kompetencën ligjore, kushtetuese dhe programin, dhe punën e hetimit e ka në dorë sipas Kushtetutës dhe ligjit vetëm Prokuroria e Shtetit” perfundoi Kastrati.