Kastrati: Entuziazmi është dëshmia më e fortë se më 12 tetor do të shkruajmë një fitore të thellë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës dhe kandidati i Nismës për një mandat të ri, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar takim elektoral me qytetarët e Damanekut, Bubavecit, Bubëlit dhe Qypevës.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka falënderuar banorët për mbështetjen, duke theksuar se pritja madhështore është tregues i qartë i fitores që e pret më 12 tetor.

“Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë! Damaneku madhështor dhe Bubaveci fantastik, bashkë me Bubël e Qypevë sonte na dhuruan një pritje të madhe, plot kurajo dhe besim për të vazhduar me Malishevën Urbane! Ky entuziazëm është dëshmia më e fortë se më 12 tetor do të shkruajmë një fitore të thellë”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika