Kryetari aktual i Malishevës dhe njëherësh kandidati i Nismës Socialdemokrate për një mandat të ri, Ekrem Kastrati, ka theksuar se fitorja në zgjedhjet e ardhshme po bëhet gjithnjë e më e sigurt falë punës së bërë në drejtim të zhvillimit të qytetit.
“Fitorja e madhe po vjen pas një pune të madhe për Malishevën Urbane!”, ka shkruar Kastrati në Facebook, teksa ka publikuar një video të një projekti të realizuar në qendër të qytetit.