Kastrati i LDK-së thumbon Muharremajn për Suharekën: Duket si Shqipëria e mirë nga jashtë, keq nga brenda (VIDEO)

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Suharekës, Ardian Kastrati, ka drejtuar një sërë akuzash kundër kryetarit aktual të kësaj komune, Bali Muharremaj.

Kastrati, në “FIVE” në Dukagjin, krahasoi Suharekën me Shqipërinë duke thënë se duket mirë nga jashtë, por brenda ka keqqeverisje dhe keq menaxhim.

“Është krijuar një perceptim se realiteti është diçka tjetër, nëse qëndrojmë në realitetin se si është Suhareka qytetarët e dinë. Deri në vitet e 90-ta e kemi parë Shqipërinë si vend të mirë pas viteve të 90-ta kur kemi nisur që të shkojmë e ta vizitojmë e kemi parë që realiteti është ndryshe – njësoj është edhe Suhareka”, u shpreh Kastrati.

Tutje, Kastrati akuzoi Muharremajn për shtrimin e tri rrugëve ku sipas tij figurojnë si rrugë të kryera por në realitet nuk janë kryer.

“Qytetarët po ballafaqohen me keqqeverisje dhe cilësi të dobët të punës dhe qeverisjes, ka rrugë të pashtruara, rruga ‘’Rrustem Rexhaj’’ është e pashtruar ndërsa figuron si punë e kryer – bëhet fjalë për tri rrugë të kryera e që nuk janë kryer. Vlerat e këtyre rrugëve janë më mijëra euro – shuma të paguara dhe puna nuk është kryer. Ka pasur keqqeverisje dhe keqpërdorime të mëdha – ne në zonën opozitare kemi bërë punë të madhe si në asamble ashtu edhe në media por kjo gjë ka vazhduar dhe kjo gjë duhet të ndalohet pasi qytetarët meritojnë më mirë. Koha për ndryshim ka ardhë dhe alternativa dhe ndryshimi jemi ne”, tha Kastrati.

Shala, mes tjerash, premtoi se në rast se do të zgjidhet kryetar do të vazhdojë me sistemin e arsimit gjithë ditor për çka tha se është parë se është metodë e mirë dhe funksionale teksa u zotua për ndërtimin e një shkolle në qendër të qytetit dhe ndërtimin e dy çerdheve në fshatra të Suharekës.

“Do të ndërtojmë shkollën model në qytet dhe do të ndërtojmë çerdhe të reja në fshatra, po ashtu çerdhet ekzistuese do funksionalizohen edhe më shumë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

Të fundit nga rubrika