Katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur arrestohen për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia në Suharekë ka arrestuar katër persona, dy prej tyre të mitur, të cilët dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Stacioni Policor në Suharekë ka bërë arrestimin e katër të dyshuarve, të cilët janë të identifikuar si V.K. 21-vjeçar, A.Gj. 18-vjeçar, M.A. 16-vjeçar dhe L.G. 14-vjeçar.

Sipas njoftimit nga Policia, arrestimi është pasojë e një hetimi që ka filluar pas një ngjarjeje të ndodhur më 17 shtator 2023 në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Siç thuhet në njoftim, katër të dyshuarit, përfshirë dy të miturit, kanë kryer një vjedhje të rëndë në një lokal afarist në atë rrugë.

Pas zbulimit të provave të nevojshme, ata janë arrestuar dhe më pas janë intervistuar para pranisë së mbrojtësve ligjorë.

“Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë hetimit të një rasti të ndodhur me datën 17.09.2023 në rrugën ’’Brigada 123’’ në Suharekë, janë gjetur prova se të lartcekurit në bashkëveprim ka kryer një rast vjedhje të rëndë në një lokal afarist. Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar në prani të mbrojtësve ligjorë”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria e shtetit është njoftuar dhe ka vendosur të ndërmarrë masa ligjore.

I dyshuarit i parë, V.K. 21-vjeçar është mbajtur në ndalim policor, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procesin e rregullt ligjor.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika