Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës është raportuar për një aksident trafiku zingjirë në rrugën Gjilan–Prishtinë, konkretisht në fshatin Parallovë.
Në aksident janë përfshirë katër automjete që ishin në lëvizje, por fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në orët e hershme të mëngjezit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zingjirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë . Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatëmirësish përveq dëmeve materiale ska persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, ka njoftuar Hashani.