KDI: Kërkesa e presidentes për interpretim nga Kushtetuesja ngre disa dilema

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar ndaj kërkesës së presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të situatës në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Sipas KDI-së, kjo kërkesë është paraqitur vetëm pak ditë para skadimit të afatit dhe, në vend që të sqarojë situatën, ka ngritur dilema të panevojshme juridike.

Instituti thekson se nuk është e qartë se ku qëndron “konflikti i kompetencave” mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë fazë, përderisa afati kushtetues ende nuk ka përfunduar dhe ekziston hapësirë që Kuvendi të konstituohet.

“Fillimisht, është e paqartë se ku qëndron pretendimi për “konflikt të kompetencave” mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë moment, përderisa afati ende nuk ka përfunduar, dhe Kuvendi ka ende hapësirë për të përmbushur detyrimin e tij për konstituim. Në këtë kuptim, kërkesa duket se paragjykon rezultatin e ditëve të mbetura dhe dobëson pritshmërinë që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre”, thuhet në reagimin e KDI-së.

“Mbi të gjitha, pyetja “𝑐̧𝑓𝑎𝑟𝑒̈ 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ 𝑝𝑎𝑠 30 𝑑𝑖𝑡𝑒̈𝑠ℎ?” është një çështje që ka mundur – dhe është dashur – të sqarohej menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit, në mënyrë që të sigurohej qartësi mbi pasojat juridike të moskonstituimit të Kuvendit”.

 “Në këtë kuptim, kërkesa paragjykon rezultatin e ditëve të mbetura dhe dobëson pritshmërinë që deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre”, thuhet më tej.

Po ashtu, KDI e ka cilësuar të paarsyeshme kërkesën për pezullimin e afatit kushtetues, përmes një mase të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese.

“Në anën tjetër, kërkesa për pezullim të afatit kushtetues, në formën e një mase të përkohshme, duket e paarsyeshme, meqë e njëjta iu mundëson “komoditet”, për mosveprim subjekteve parlamentare dhe deputetëve”, vlerëson KDI.

Në përmbyllje, ky institucion thekson se aktgjykimi i Kushtetueses i datës 26 qershor është i qartë dhe se afati 30-ditor është detyrues dhe substancial.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika