KE përgatit propozim për tarifa mbi naftën ruse që hyn në BE përmes Hungarisë e Sllovakisë

Komisioni Evropian po harton një propozim të ri për të rivendosur tarifa ndaj naftës ruse që vazhdon të hyjë në tregun e përbashkët përmes Hungarisë dhe Sllovakisë, pas presionit të presidentit amerikan Donald Trump për shkëputjen e plotë të lidhjeve energjetike me Moskën.

Tarifat e reja synojnë të rrisin koston për këto dy shtete dhe t’i shtyjnë ato të kërkojnë burime alternative furnizimi.

“Në momentin e duhur ne do të prezantojmë planin që kemi ndërmend”, tha zëdhënësi i Komisionit, Olof Gill, duke sqaruar se kjo nismë është e ndarë nga paketa e 19-të e sanksioneve që po diskutohet aktualisht.

BE kishte vendosur në vitin 2022 një ndalim tërësor për derivatet e naftës ruse si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, hap i konsideruar vendimtar në reduktimin e varësisë energjetike nga Moska. Megjithatë, Hungaria dhe Sllovakia siguruan përjashtim për të vijuar blerjet përmes naftësjellësit Druzhba, duke importuar secila rreth 100 mijë fuçi në ditë naftë urale – një karburant i rëndë që rafineritë e tyre janë të ndërtuara për ta procesuar.

Edhe pse përjashtimi pritej të ishte i përkohshëm, ai nuk është rishikuar deri më tani. Por, Trump ka kërkuar publikisht nga vendet evropiane që të ndalin menjëherë blerjen e naftës ruse, me arsyetimin se vetëm kështu Kremlini do të detyrohet të ndalë luftën në Ukrainë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika