Ekipe të KEDS-it bashkë me zyrtarë të Policisë së Kosovës, Qëndrim Kryeziut sot i shkuan në derë të biznesit.
Arsye është mos lidhja e një kontrate në tregun e hapur për furnizim me energji elektrike.
Kabllot e furnizimit nga KESCO iu këputën ani pse thotë se veproi ashtu siç kërkua nga kompania.
“U kërkova, fillimisht jepet një dokument, një urdhëresë, nuk na u prezantu kush ka kërku me çkyç rrymën ngase na kemi bo kërkesë për ta pasur një ofertë zori nga bizneset që po na ofrojnë atë që jau kanë dhuru shokëve tanë, rrymën e njëjtë kemi për ta pagu 3-5 herë ma shtrenjtë. Kemi apliku si gjithë të tjerët por oferta s’na ka ardh hiç”, ka thënë Qëndrim Kryeziu, Pronar biznesi.
Kryeziu thotë se biznesi i tij ka më pak punëtor se që parashihet në kriteret për t’u nxjerrë në tregun e lirë.
“Biznesi ynë i ka pas vjet 76 punëtor, sivjet jemi 46. Nuk mundesh me m’thanë që vjet i ke pas 70, sivjet i ki 46. Ndoshta më herët kam pas edhe ma shumë. Tash kemi biznese të tjera, një biznes tjetër edhe aty e kanë ndërpre veç pse jam unë pronar, që s’ka të bëj hiç me këtë biznes që na kanë nxjerr në tregun e hapur. Po është e Qëndrimit, ndalja”, ka thënë Qëndrim Kryeziu, Pronar biznesi.
Mes të tjerash, ai kritikon edhe formën se si u realizua procesi, por edhe heshtjen institucionale që erdhi me të.
”Po i bëhet një krim i madh këtij vendi. Unë duhet ti njoftoj të gjithë punëtorët sipas kontratës për 60 ditë për ndërprerje të punës, të gjithë punëtorët, sepse kjo është plaçkitje. Ne s’jemi kundër tregut të hapur, jemi kundër qasjes në tregun e hapur”, ka thënë Qëndrim Kryeziu.
Se e njëjta sikurse Kryeziut po u ndodhë edhe bizneseve të tjera e thonë edhe nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës.
”Ju lutem mos shkoni me i terrorizu prodhuesit me polici se nuk janë kriminela!
Sapo mora telefonat nga një kompani prodhuese në Kosovë.
“Një kompani me investitor të huaj (evropian), që ka lënë Serbinë për të investuar këtu, me rreth 20 milionë € investime, sot është vizituar nga policia për t’ia ndalur rrymën. Kjo kompani ligjërisht nuk e plotëson kushtin me dalë në treg të lirë. Nuk ka mbi 10 milionë qarkullim, por ka pasur plane të qarta për zgjerim dhe punësimin e deri në 500 punëtorëve. Sot i është vendosur dryni. E njëjta kompani gjatë fushatës së fundit është vizituar nga vetë Kryeministri në detyrë, i cili u krenua me investimin në Kosovë. Sot ky investitor përballet me polici te dera…
Pyetja është: pse duhet me shku me polici me i terrorizu bizneset që kanë investuar miliona euro? A është ky mesazhi që duam t’u japim investitorëve të huaj dhe prodhuesve tanë? Ndaluni”. – Kushtrim Ajvazi, Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës.
KEDS tha se sot kanë nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve, ndërsa tha se janë identifikuar mbi 1400 njehsorë elektrikë.