KEK konfirmon: Zona operacionale e saj shpallet “No Flight Zone” nga KFOR

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka pranuar një vendim zyrtar nga KFOR, përmes të cilit zona operacionale e saj është shpallur Zonë e Ndaluar për Fluturime (“No Flight Zone”), me theks të veçantë në ndalimin e përdorimit të sistemeve ajrore pa pilot (dronë).

Sipas KEK-ut, ky vendim ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2025 dhe përfshin të gjitha asetet energjetike të cilat kategorizohen si pjesë e infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës.

Vendimi është shpërndarë edhe nga vetë KFOR-i, i cili ka theksuar rëndësinë strategjike të infrastrukturës energjetike për furnizimin e qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

“Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, duke e bërë atë një produkt thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për jetën e përditshme dhe zhvillimin kombëtar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika