KEK: Mbi 360 kontrata të nënshkruara me konsumatorë për furnizim me energji elektrike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se deri më 19 qershor, janë nënshkruar mbi 360 kontrata furnizimi me energji elektrike me konsumatorë në kuadër të statusit të Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).

Sipas njoftimit, ky numër kontratash përfshin disa raste ku një konsumator ka lidhur më shumë se një kontratë.

“Gjendja aktuale si FMF deri më sot, datë 19.06.2025, është si vijon: Janë dërguar mbi 540 kontrata për nënshkrim. Ndërsa, në total deri më tani janë nënshkruar 𝐦𝐛𝐢 𝟑𝟔𝟎 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐚𝐭𝐨𝐫ë (në disa raste, një numër unik ka më shumë se një kontratë)”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u ka theksuar se po vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me konsumatorët për t’i asistuar në lidhjen e kontratave në mënyrë të ligjshme dhe të rregullt, duke siguruar furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike gjatë periudhës së përkohshme që zgjat maksimumi 60 ditë.

Përveç kësaj, KEK është duke finalizuar edhe kontrata komerciale me konsumatorë që zgjedhin furnizim të drejtpërdrejtë në tregun e lirë. Deri tani janë nënshkruar 16 kontrata komerciale, ndërsa pritet që ky numër të rritet.

KEK ka ftuar të gjithë konsumatorët që ende nuk e kanë lidhur kontratën e tyre të kontaktojnë sa më parë për të evituar ndërprerjen e furnizimit.

Sipas të dhënave nga KOSTT/AAM, aktualisht janë 672 konsumatorë komercialë (biznese) me gjithsej 5,154 pika matëse, të cilët nuk kanë gjetur furnizues të ri pas ndërprerjes së kontratës nga KESCO.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika