KEK-u njofton se njësia A4 do të ndalet për shkak të riparimeve

KEK ka njoftuar se të shtunën e 15 tetorit, në ora 24:00, planifikohet të ndalet njërsia A4, me qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj

Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK )

Koroporata Energjetike e Kosovës (KEK) nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se të shtunën e 15 tetorit në ora 24:00 planifikohet të ndalet njërsia A4.

KEK njoftoi se kjo ndalje do të bëhet më qëllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se sonte, dt. 15.10.2022, në ora 24:00 njësia A-4 planifikohet për ndalje me qēllim të sanimit të rrjedhjeve të paraqitura në kalldaj”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se bazuar në praktikat e mëhershme, rikthimi në operim pritet të bëhet brenda afatit 4-5 ditor.

“Lidhur me këtë, KEK me kohë ka njoftuar furnizuesin publik dhe kjo njësi nuk është nominuar për nesër dt: 16.10.2022”, thuhet në njoftim.

Njoftimi

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika