KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se sot janë evidentuar rrjedhje të konsiderueshme të avullit në njësinë B1 të Termocentralit “Kosova B”, konkretisht në sistemin e gypave brenda kaldajës.

Sipas KEK-ut, rrjedhjet janë vërejtur rreth orës 10:00, ndërsa pas vlerësimeve teknike është konstatuar se vazhdimi i operimit nuk ishte i sigurt, për shkak të harxhimeve të larta të ujit dhe rrezikut për dëmtime më të mëdha teknike.

Si masë parandaluese për ruajtjen e integritetit të njësisë, është vendosur që njësia B1 të shkyçet nga operimi para orës 18:00.

KEK ka theksuar se, pavarësisht ndaljes së njësisë B1, furnizimi me energji elektrike për vendin është i siguruar.

Sipas njoftimit, aktualisht sistemi po operon në mënyrë stabile me katër njësi gjeneruese, duke realizuar prodhim ditor prej rreth 13,560 MWh, që mbulon 87.6 për qind të kërkesës totale për konsum.

Sipas parashikimeve të KESCO-s, kërkesa për ditën e nesërme është 15,471 MWh, ndërsa pjesa e mbetur e nevojave do të mbulohet përmes blerjes së energjisë në bursën ALPEX dhe shkëmbimit të energjisë me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në bazë të marrëveshjes ekzistuese të bashkëpunimit.

KEK ka bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për rikthimin e njësisë B1 në operim, pas përfundimit të kontrollave teknike.

Më herët gjatë ditës, KEK-u ka njoftuar sot se njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”, është rikthyer në operim.

Sipas njoftimit, rikthimi në funksion i kësaj njësie është bërë pas sanimit të suksesshëm të rrjedheve të paraqitura ditë më parë, duke përmbushur të gjitha kushtet teknike dhe të sigurisë për vazhdimin e operimit të rregullt.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika