Kelmendi: Albin Kurti besimtarët myslimanë i ka shfrytëzuar vetëm për vota

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka mashtruar besimtarët myslimanë duke iu premtuar realizimin e kërkesave të tyre. Sipas Kelmendit, Kurti i ka shfrytëzuar ata vetëm për vota

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilin e ka akuzuar se i ka mashtruar besimtarët myslimanë dhe i ka përdorur vetëm për vota.

“Albin është vazhdimësi e politikës së pasluftës. Ka ardhur në pushtet me premtimin e luftimit të islamfobisë dhe [ lejimin e] shkollimit të vajzave me mbulesë”, ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, në njërën nga komunat që qeveris Lëvizja Vetëvendosje është larguar një vajzë me mbulesë nga shkolla.

“Albini nuk e ka ndryshuar Udhëzimin [Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit që ndalon bartjen e mbulesë në Shkolla Publike] që ndryshohet brenda natës”, ka thënë Kelmendi, duke shtuar se Kurti as “minimumin e premtimeve nuk e ka realizuar në raport me besimtarët myslimanë”.

Kelmendi ka thënë se “Kurti është vazhdimësi e politikanëve që nga paslufta që besimtarët myslimanë i kanë shfrytëzuar vetëm për vota”.

“Albin Kurti sot kryeministër e përfaqëson një shtet me 97 për qind myslimanë, në ditën e xhuma [e premte] të ramazanit, në Gllogjan pi raki. Çfarë kryeministri është ky që nuk i respekton ndjenjat e myslimanëve të Kosovës”, ka përfunduar Kelmendi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika