Kërkohet anulimi i udhëzuesit administativ që ndalon shaminë në shkolla

Po vazhdon të kundërshtohet udhëzuesi administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla. Për këtë ka filluar një fushatë e edhe një kërkesë drejtuar Ministrisë së Arsimit. Nga këta të fundit nuk kanë përgjigje konkrete për këtë çështje

Ilustrim

Që nga viti 2014 egziston një udhëzues administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.

Ani pse aktualisht nuk zbatohet në tërësi si akt, dikush po do që si i tillë të ndryshohet, dhe ajo pikë mos të egzistojë fare.

Ish këshilltari i kryeministirt Albin Kurit, juristi Durim Berisha i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit një kërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ.

Krahas kësaj kërkese në rrjetin social facebook ka nisur një fushatë me fotografi me hashtag #ndryshojeni_ua_per_shaminë.

Organizatori i saj Liridon Kurti thotë se kanë marrë mbështetje të madhe.

Sipas tij, nëse brenda 45 ditësh ministria nuk e trajton kërkesën, ata do të ngrisin padi ndaj këtyre të fundit.

“Ministria e Arsimit i ka 45 ditë për me vendos në lidhje më kërkesën tonë, e nëse eventualisht MA e refuzon kërkesën tonë ne do ti ndjekim proceset tjera e të drejtat tona demokratike tjera, ndoshta edhe proceset gjyqësore duke i hapur padi ministrisë së arsimit”, ka shtuar Kurti.

Këtë udhëzim administrativ, po e vlerëson në kundërshtim me të drejtat e njeriut edhe avokati Asdren Bytyqi.

“Zotëri Kurti ka premtu në dy palë zgjedhjet e fundit  që do ta heqë këtë udhëzim administrativ ngaqë e ka ditë që është i kundërligjshëm, tash mendoj që është koha, jemi në vitin e dytë të qeverisjes dhe konisderoj se çdo vonesë është vazhdim i kundërligjshmërisë i pasigurisë juridike dhe psiqike e atyre vajzave dhe familjarëve të tyre“, ka thënë Bytyqi.

Por, kjo nuk është hera e parë që ka një iniciativë të tillë që  e konteston këtë udhëzim administrativ.

Një gjë të tillë e thotë edhe kryetarja e komisionit për të drejtat e  njeriut, Duda Balje.

“Ne asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje negative as nga miinistria as nga vetë ministrja e arsimit e as nga qeveria që merren me të drejtat e grave, por deri tash asnjë gjë konkrete nuk kanë bërë, Anjë veprim konkret ka qenë edhe premtimi I kryeministrit në momenton kur ka pasë nevojë ta bëjë atë premtim”, ka theksuar Balje.

Nga ana tjetër nga Ministria e Arsimit nuk japin përgjigje konkrete mbi këtë temë.

Neni 3, paragrafi 1.13 i Udhëzimit Adminisitrativ Nr. 06/2014 ndalon bartjen e uniformës fetare në shkolla, kjo sepse shkolla jonë është sekulare. Krahas shtetit sekular, e drejta për shkollim nuk mund t’i mohohet askujt, nga askush. Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do t’ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë​ dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë.

Çështja e lejimit të bartjes së shamisë në shkolla, është një nga temat që sjellë shumë debat në Kosovë.

Debati i fundit që mori përmasa të mëdha sa i përket kësaj çështje, u shkaktua pasi në një shkollë në Gjakovë, ishte vendosur një shenjë që ndalonte hyrjen me shami brenda objektit.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika