Kërkohet ndihmë urgjente në fshatrat e Gramshit, dyshohet për viktima

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatrat Kullollas dhe Bletë në rajonin e Gramshit, duke djegur shtëpitë e banorëve dhe shkaktuar një situatë shumë kritike.

Burime nga Top Channel njoftojnë se disa banorë janë bllokuar brenda zonës së zjarrit dhe po luftojnë për t’u larguar.

Dyshohet për viktima, por ende nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e tyre.

Për shkak të tymit të dendur, ambulancat, zjarrfikësit dhe autoritetet nuk po lejohen të afrohen në vendngjarje, duke vështirësuar shumë përpjekjet për shpëtim dhe kontroll të flakëve.

Në këto momente po bëhet evakuimi i të gjithë banorëve të njësisë administrative Skënderbegas, ndërsa situata mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika