Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për vjedhjen e gjësendeve me vlerë rreth 120 mijë euro në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar paraburgim prej 30 ditëve ndaj të pandehurit B.B. nën dyshimin për “vjedhje të rëndë”. 

Ai dyshohet se të hënën në Pejë, kishte hyrë në një shtëpi dhe kishte vjedhur gjësende me vlerë deri 120 mijë euro. 

Kishte marrë sasi të arit në vlerë 30 mijë euro, para të gatshme rreth 7 mijë euro dhe ora të markave të ndryshme rreth 87 mijë euro. 

“Sipas prokurorisë, i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, rreth orëve të mëngjesi, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi pronari së bashku me familjarët e tij gjendej për pushime jashtë vendit, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes ne katin e dyte  të shtëpisë hynë brenda ku nga aty merr sasi te arit ne vlere rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro, para te gatshme rreth 7.000 (shtatë mije) euro, si dhe ore dorë te markave te ndryshme ne vlere rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi pa e vërejtur nga askush, ashtu që gjatë kontrollit  nga Policia e Kosovës  me datë 21.04.2025 në shtëpinë e të pandehurit gjejnë  ora te markave te ndryshme të cilat i përkitnin viktimës. Prokurori i shtetit, gjatë seancës se procedurës paraprake do kërkoje nga gjyqtari që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit”, ka njoftuar Prokuroria. 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika