Këshilltari i Kurtit reagon pas sulmit ndaj Muratit: Veprim huligan, i neveritshëm dhe me plot urrejtje

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka reaguar pas sulmit me miell ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur veprim huligan, të neveritshëm dhe me plot urrejtje

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe foto nga sulmi ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati, i cili është gjuajtur me miell nga Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD).

Ky aksion nga ana e tij, është quajtur një veprim i dhunshëm, i neveritshëm dhe me plot urrejtje.

“Ky aksion është asgjë më shumë se një veprim huligan, i neveritshëm dhe me plot urrejtje”, ka deklaruar Zulfaj, në një postim në rrjetin social Facebook.

Jeton Zulfaj, gjatë një interviste në emisionin FIVE

Sipas tij, të sulmosh ministrin Murati në emër të punëtorëve ditën kur ai lajmëron ndihmë financiare, qindra milionë euro për të gjithë punëtorët, tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve ndaj atyre që e sulmuan.

“Të sulmosh ministrin, Hekuran Murati në emër të punëtorëve, ditën kur ai lajmëron ndihmë financiare qindra milionë euro për të gjithë punëtorët tregon krizën e thellë të mungesës së parimeve, ideve dhe të kauzës të atyre që e sulmuan”, është shprehur Zulfaj.

Ministri i Financave, Hekuran Murati goditet me miell nga PSD-ja

Po ashtu, edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka mbështetur ministrin Murati, duke thënë se buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional, pasi zemrat e të sulmuesve meritojnë shërim.

Ministrit i Kulturës, Hajrullah Çeku 

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik. Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”, është shprehur ministri Çeku, në rrjetin social Facebook.

Pra, gjatë ditës së shtunë ministri Murati është gjuajtur me miell si rrjedhojë i një aksioni simbolik nga PSD-ja.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka postuar një video përgjatë të cilës shihen dy persona, përkatësisht aktivistët e kësaj partie, Nol Nushi dhe Zgjim Hyseni duke hedhur miell drejt Ministrit Murati e njëherësh, Hyseni dëgjohet duke thënë “Kjo është për punëtorët”.

“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në postimin në rrjetin social Facebook, ku edhe i është bashkangjitur videoja e aksionit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati

Para kësaj ngjarjeje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në të cilën kanë prezantuar pakon për përballje të rritjes së inflacionit.

Kurti ka njoftuar se nga shtatori do të subvencionohen të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike.

Ndërkaq, ministri Murati ka thënë se do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë dhe do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Po ashtu, nga kjo pako pritet të fitojnë edhe familjet me asistencë si dhe studentët.

Kurti dhe Murati prezantojnë pakon e re: Do të ndahen 150 milionë euro, subvencionohen ata që kursejnë energjinë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika