Kurti dhe Murati prezantojnë pakon e re: Do të ndahen 150 milionë euro, subvencionohen ata që kursejnë energjinë

Kryeministri Kurti ka njoftuar se nga shtatori do të subvencionohen të gjithë ata që kursejnë energjinë elektrike. Ndërkaq, ministri Murati ka thënë se do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë dhe do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike. Njëherësh, nga kjo pako pritet të fitojnë edhe familjet me asistencë si dhe studentët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar pakon e re të mbështetjes për përballimin e rritjes së inflacionit me ç’rast do të ndahen rreth 150 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë ata që kursejnë energjinë elektrike.

Zbatimi i kësaj pakoje do të fillojë nga muaji shtator, prej të cilit pritet të bëhet subvencionimi i energjisë elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Si rrjedhojë, do të subvencionohen dyfish faturat për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak se në muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

“Do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballje me inflacion”, ka thënë Kurti gjersa ka theksuar se “sot më shumë se kurrë do të jetë e nevojshme të kursejmë energjinë elektrike. Do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energji elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojnë dyfish faturën”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj.

Kryeministri Kurti ka njoftuar se nga shtatori do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë dhe do të ketë pagesë të njëhershme prej 100 euro për punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Njëherësh, ai ka thënë se do të mbështeten edhe bizneset që do t’i rritin pagat e puntorëve “duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”.

Në nëntor pritet të ndahen edhe nga 100 euro për studentët.

“Do të ndajmë rreth 150 milionë euro për pakon për përballje me inflacion”, ka thënë Kurti.

Kurti për grevën në arsim: Ta bojkotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin

Greva në arsim ishte një ndër temat për të cilat Kurti foli në konferencën e prezanatimit të pakos për përballje të inflacionit, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se ta bojkotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin.

“Ne jemi me mësimdhënësit, e mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit, nuk bën të ndahen mësimdhënësit nga nxënësit. Shkolla është shteti, ta bojkotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin. Iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve që të hënën të jenë në shkollë dhe t’u japin mësim të vegjëlve tanë”, ka thënë Kurti.

Tash e një javë, punëtorët e sektorit publik janë në grevë. Ata kanë kërkuar nga 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar zyrtarët financiarë të komunave nëpër Kosovë, pasi ata nuk i kanë dorëzuar listat e punëtorëve, dhe rrjedhimisht nuk iu kanë dalë pagat për muajin shtator.

Gjersa e ka cilësuar këtë si një papërgjegjshmëri nga ana e nivelit komunal, Ministri Murati ka thënë se mosekzekutimi i pagave nuk ka ndodhur për faj të Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 446 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika